Pepe theksoi se Cristiano Ronaldo e di se gjëja më e rëndësishme është ekipi dhe jo një lojtar.
Qendërmbrojtësi ka treguar edhe se si shënoi në fitoren ndaj Zvicrës (6-1), shkruan GazetaBlic Sport.
“Ne kemi punuar dhe në rivënien e parë nga këndi do të goditnim drejt. Unë isha në vendin e duhur. Rezultoi puna kolektive”, theksoi qendërmbrojtësi, në një prononcim për RTP3.
Cristiano Ronaldo e nisi ndeshjen në pankinë: “Ai e di shumë mirë se gjëja më e rëndësishme jemi ‘ne’ (kombëtarja). Ajo që ndodhi sot ishte zgjedhje e trajnerit dhe duhet respektuar”.
/GazetaBlic Sport/