Profesori Milazim Krasniqi ka thënë se Kurti dhe qeveria e tij po deklarohen kundër formimit të Asociacionit dhe sipas tij, ka vetëm një mundësi për të mos e formuar atë, që të shkëputet veriu nga shteti ynë, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se pyetja një milion dollarëshe është se kush krejt po punon për amputimin e veriut?!
Postimi i tij i plotë:
Albin Kurti dhe qeveria e tij po deklarohen kategorikisht kundër formimit të Asociacionit. Meqë formimi i asociacionit është obligim ndërkombëtar i Kosovës, ka vetëm një mundësi për të mos e formuar: nëse veriu shkëputet nga shteti ynë. Pyetje një milion dollarëshe është se kush krejt po punon për amputimin e veriut?!


