Joao Felix tha se Portugalia luan mirë me dhe pa Cristiano Ronaldon.
Sulmuesi theksoi edhe performancën e mirë të Portugalisë në triumfin kundër Zvicrës (6-1), përcjell GazetaBlic Sport.
“Ishte një lojë e mrekullueshme për të gjithë ekipin. E nisëm mirë që në minutën e parë. Kemi luajtur sy më sy. Kemi bërë një lojë të kompletuar dhe kur është kështu është më e vështirë që dikush të na mundë”, tha sulmuesi duke folur për RTP3.
Cristiano Ronaldo nuk ishte në formacionin startues kundër Zvicrës: “Pavarësisht nëse Cristiano është apo jo atje, e rëndësishme është skuadra. Ekipi gjithashtu luan mirë kur Ronaldo është atje”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/