Lajme

Arifi thotë se sulmet në veri kanë për qëllim ndryshimin e rendit juridik dhe kushtetues të Kosovës

12/06/2022 22:17
nga:G B

Politologu, Dritëro Arifi, sulmet e sotme në veri të vendit i ka cilësuar si sulme ndaj institucioneve të Kosovës të cilat sipas tij, kanë për qëllim ndryshimin e rendit juridik dhe kushtetues të Kosovës.

I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit”, Arifi tha se në këtë rast kemi të bëjme me shkelje të marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë.

Teksa theksoi se Kosova ka bërë marrëveshje të pakuptimta sepse sipas tij, Qeveria nuk po dinë.

“Nëse ka marrëveshje që janë marrë vesh që Kosova mos me i vendos gjobat dhe Serbia mos me prodhu targa, Serbia edhe pse po prodhon targa.. mirëpo serbët nuk janë kthyer në institucione, pra ne kemi bërë marrëveshje të pakuptimt po i bjen. Qeveria e Kosovës ka bërë marrëveshje të pakuptimt se nuk po dinë, duhet me ia thënë këtë “, tha ai.