Ka përfunduar ndeshja në stadiumin ‘Lusail’.
Portugalia ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme ndaj Zvicrës, duke triumfuar me rezultat 6 me 1 dhe duke siguruar kalimin në çerekfinale, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një paraqitje fantastike nga kombëtareje luzitane, me Goncalo Ramos që ‘shpërtheu’ duke realizuar tre gola. Pepe, Guerreiro dhe Leao shënuan tre golat e tjerë.
Manuel Akanji shënoi golin e vetëm për Zvicrën pas asistimit nga Xhedan Shaqiri.
Kujtojmë se Portugalia luan ndaj Marokut të shtunën në ndeshjen e çerekfinales.
/GazetaBlic Sport/