Kupa e Botës 2022

Luis Enrique flet pas eliminimit nga Kupa e Botës, pranon përgjegjësinë e humbjes

12/06/2022 19:57
nga:Mergim Rreci

Luis Enrique mori përgjegjësinë e plotë për humbjen ndaj skuadrës marokene.

Trajneri spanjoll zbuloi se ishte ai që zgjodhi tre lojtarët e parë që do të shënonin penalltitë dhe asnjë nuk shënoi, përcjell GazetaBlic Sport.

“Futbolli është një sport i mrekullueshëm, por që një ekip të fitojë, duhet të sulmosh. Mendoj se dominuam lojën, por duhet të kishim krijuar më shumë raste. Ne kishim njëmbëdhjetë goditje, por vetëm një ishte në portë, Sarabia goditi shtyllën… penalltitë ishin të komplikuara, por unë jam krenar për ekipin tim. Më vjen keq vetëm për ata që nuk patën mundësi të luajnë”, tha trajneri.

/GazetaBlic Sport/