Ka përfunduar koha e rregullt në ndeshjen mes Marokut dhe Spanjës.
Rezultati pas 90 minutave është 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja tashmë shkon në vazhdime, atje ku do të kërkohet edhe kualifikimi tutje nga të dy kombëtaret.
Posedimi i topit dhe iniciativa ishin në anën e Spanjës, por që edhe Maroku nuk u tregua aspak inferior me atë se çfarë ofroi në fushë deri më tash.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin në vazhdime dhe se a do të ketë nevojë për penalltitë.
/GazetaBlic Sport/