Kylian Mbappe nuk u pa në stërvitjen e Francës, e cila përgatit ndeshjen e së shtunës kundër Anglisë.
Ky takim vlen për çerekfinalen e Kupës së Botës, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas radios RMC Sport, golashënuesi më i mirë në Botëror me 5 gola, bëri palestër dhe punë rikuperimi: Mjeku i kombëtares foli me trajnerin Didier Deschamps në fillim të seancës stërvitore, ku përfshiheshin edhe lojtarët e tjerë të thirrur.
Kylian #Mbappé absent du début de l’entraînement des Bleus. @RMCsport @FIFAWorldCup #RMCLive pic.twitter.com/9wLm1GVWyt
— Arthur Perrot (@ArthurPerrot) December 6, 2022