Në veri të Mitrovicës është raportuar për shpërthime.
Nga Policia e Kosovës në rajonin e veriut ende nuk janë përgjigjur, edhe pse Gazeta Blic kërkoi konfirmim nga ta.
Në anën tjetër, burime të Gazeta Blic thonë se në veri gjenden zyrtarë të MAPL-së, në mesin e tyre edhe Alban Krasniqi, këshilltar i ministrit Elbert Krasniqi.
Ndërsa, ministri Krasniqi aktualisht gjendet në vizitë zyrtare jashtë vendit.
Dy shpërthime dhe alarmi i sigurisë në qytet, krejt çka ndodhi në Zubin Potok


