Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka deklaruar se sot kryeministri Albin Kurti e ka pranuar planin e përditësuar franko-gjerman.
Këtë lajm Bislimi e ka konfirmuar në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme.
“Ka dakordim mos me u diskutu elementet përbërëse të planit. Është dorëzuar sot, drafti i editum, dhe i është dhënë Kurtit në roa 10:00”, ka thënë Bislimi.
Një lajm të tillë e pati konfirmuar gjatë ditës edhe Shefi i Politës së Jashtme të BE-së, Josep Borrel.
“Është një moment i rëndësishme për dialogun Kosovë Serbi. Dje në serbi e kemi dorëzuar verisonin e fundit të propozimit që është vendosur në tavolinë ndërsa në Kosovë e kemi dorëzuar sot”, ka thënë Borrell.
Borrell për dialogun Kosovë-Serbi: Është dorëzuar versioni i fundit i propozimit


