Lajme

A është ky propozimi i ri i Prishtinës? / Kurti kërkon njohje reciproke në qendër nga Serbia

12/06/2022 13:36
nga:N M

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, raporton gazeta Blic.

Sipas një komunikate nga zyra për media e Qeverisë thuhet se mbarëvajtja dhe dinamizimi i procesit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zhvillimet e fundit në Kosovë dhe çështje tjera aktuale ishin temat kryesore të takimit.

“Kryeministri Kurti e falënderoi z. Lajčák për angazhimin e tij në dialog, ndërsa ritheksoi elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftim.

Kurti siaps njoftimit thuhet se e ka njoftuar Lajçakun që Qeveria është në përfundim të përgatitjeve për aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria është e vendosur për sundimin e ligjit dhe e përkushtuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.

Kurti asnjë fjalë për takimin me Lajçak, përderisa Borrel tha se ka propozim të ri për marrëveshjen Kosovë-Serbi