Lajme

Samiti BE-BP, me valle e muzikë shkrepet fotografia familjare në Tiranë

12/06/2022 13:01
nga:N M

Në Tiranë është duke u mbajtur samiti ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Është hera e parë që një ngjarje e përmasave të tilla mbahet në kryeqytetin e Shqipërisëh, njofton Klan Kosova.

Pas shkrepjes së fotografisë familjare, udhëheqësit kanë pasur rastin që ta përcjellin nga afër një valle tradicionale shqiptare.

Pastaj ata janë shoqëruar me operë dhe me vallëzim modern.

Pjesë e kësaj fotografie ishte edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Momenti kur goditet Sali Berisha (VIDEO)