Kupa e Botës 2022

Roy Keane për festimin e brazilianëve: Nuk e kuptoj, as s’dua ta besoj – është mungesë respekti

12/06/2022 11:21
nga:Lorik J

Lojtarët e Brazilit dje festuan golat e shënuar ndaj Koresë së Jugut duke kërcyer së bashku. Disa ekspertë besonin se ishte mosrespektim ndaj kundërshtarit. Por, trajneri i Brazilit, Tite hedh poshtë akuza të tilla.

“Ne po përpiqemi të përshtatemi me karakteristikat e lojtarëve. Ata janë shumë të rinj dhe unë po përpiqem të përshtatem pak me gjuhën e tyre dhe një pjesë e gjuhës së tyre është kërcimi”, tha eksperti 61-vjeçar.

Jo të gjithëve u bënë përshtypje. Ish-kapiteni i Manchester United, Roy Keane, duke folur në televizionin britanik ITV, tha se ishte një lëvizje mosrespektuese ndaj rivalit të tij:

“Nuk mund ta besoj atë që po shoh. Nuk mund ta besoj! Është e qartë për mua që ata kërcyen pas golit të parë dhe një fillim të mirë të lojës, por kjo më vonë nuk kishte kuptim. Nuk më pëlqen. Njerëzit thonë se është pjesë e kulturës së tyre, por për mua, është një shfaqje e pastër e mungesës së respektit për kundërshtarin.”

Tite nuk pajtohet me këtë.

“Nuk ka asnjë interpretim tjetër përveç fatit në gol, fat për ekipin, fat për performancën. Nuk ka pasur mungesë respekti ndaj kundërshtarëve apo trajnerit të tyre”, tha ai.

/GazetaBlic Sport