Marcelo Brozovic, maratonë rekord në Botëror.
Kroacia kaloi përmes në çerekfinale të Botërorit pas fitores në penallti ndaj Japonisë, përcjell GazetaBlic Sport.
Në atë ndeshje ra në sy performanca e mesfushorit të Interit, Brozovic i cili ka vendosur një rekord të ri në Kupën e Botës.
Brozovic, në fushë për 90 minutat e rregullta dhe kohën shtesë, në fakt përshkoi 16.7 kilometra të mira duke thyer rekordin e mëparshëm që i takonte atij, (16.33 km në Rusi 2018 në ndeshjen kundër Anglisë).
/GazetaBlic Sport