Sofia Martinez është një gazetare 30-vjeçare e ESPN e cila ndodhet në Katar dhe ka raportuar për disa media argjentinase. Aty, rastësisht, ajo mori një dhuratë nga një pasanik vendas. Për të ishte thjesht një gjë e vogël…
Sofia është korrespondente e ESPN-së dhe programit radiofonik “Perros de Calle”, ndaj ka pasur shumë punë ditët e fundit teksa raportonte nga Kupa e Botës, përcjell GazetaBlic Sport.
Teksa ajo po fliste drejtpërdrejt, një person nga Katari, për të cilin argjentinasit shkruan menjëherë se ishte milioner, e ftoi atë në Lamborghini-n e tij luksoz. Në njërën prej sediljeve ishte një kuti e zezë me një version të vogël të trofeut të Kupës së Botës të lidhu.
“A është për mua?” Sofia e pyeti mikpritësin dhe ai u përgjigj: “Po, është e jotja!”.
Argjentinasja është larguar nga makina dhe ka hapur kutinë dhe brenda ka një celular Samsung S22 Ultra me vlerë të paktën 1000 euro.
Në studion e emisionit, prezantuesja dhe të ftuarit kanë bërë shaka me njëri-tjetrin: “Qeveria e Katarit tani e tutje po ju shikon pa pushim”.
View this post on Instagram