Kupa e Botës 2022

Sadio Mane me fjalë emocionuese pas eliminimit të Senegalit: Krenari ishte arma juaj më e fortë – na bëtë krenar

12/06/2022 10:08
nga:Lorik J

Kombëtarja e Senegalit përfundoi rrugëtimin në Botëror.

Anglia ishte më e mirë se skuadra afrikane dhe fitoi me rezultat 3:0, por senegalezët mund të krenohen.

Me shumë probleme, lëndime dhe pa yllin më të madh Sadio Mane kaluan Grupin A, ku përfshiheshin edhe Holanda, Ekuadori dhe Katari nikoqir.

Dy fitore dhe dy humbje është epilogu i kombëtares senegaleze në Katar.

Sadio Mane për shkak të lëndimit nuk ka mundur t’i ndihmojë bashkëlojtarët, por pas duelit ndaj Anglisë ka thënë ndoshta fjalët më emocionuese në Botërorin e këtij viti.

“Të dashur vëllezër, miq, bashkëlojtarë, krenaria ishte arma juaj më e fortë. Na bëtë të gjithëve krenarë dhe mbajtët kokën lart. Ishte rrugëtimi juaj që na lumturoi. Me krenari mbrojtët flamurin tonë, përfaqësuat popullin tonë. Tani së bashku drejt fitoreve të reja Inshallah”, deklaroi Mane.