Tirana mirëpret sot Samitin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku do marrin pjesë liderët e 27 vendeve të BE dhe të Ballkanit Perëndimor.
Tirana është e blinduar nga forcat e policisë për shkak të mbarëvajtjes së samitit.
Siç shihet nga pamjet, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit janë marrë masa të rrepta sigurie, ku në të gjithë perimetrin e sigurisë ndodhen policë të shumtë.
Në kuadër të planit të masave Njësia Anti-Eksploziv e Repartit Elitë Renea në bashkëpunim me Gardën e Republikës, kanë kryer kontrolle të imtësishme brenda perimetrit të ngushtë të sigurisë.
Kontrollet janë ushtruar në të gjitha ambientet e samitit dhe te akomodimit të delegacioneve me ndihmën e qenve të trajnuar për evidentimin e lëndëve eksplozive.
Kujtojmë se deri në orën 18:00 do të jenë të bllokuar akset “Rinas Qafë- Kashar, autostrada Tiranë-Durrës, sheshi ‘Shqiponja’, unaza e Astirit, Kopshti Botanik, rrethrrotullimi i Saukut, rrethrrotullimi te ‘Varrezat e Dëshmorëve’, rruga e Elbasanit deri në urën e ‘Elbasanit’.
Gjithashtu do të jenë të bllokuara edhe rrugët që lidhin rrugën e Elbasanit me rrugën ‘Papa Gjon Pali II’.