Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar me dy deputetë të Bundestagut nga ky rajon dhe përfaqësues rajonal të Republikës së Hamburgut, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se i ka ftuar për vizitë në Kosovë.
Postimi i tij i plotë:
Sot, në ndërtesën e Senatit dhe Parlamentit të qytetit të Hamburgut, pata nderin e veçantë të takohem me deputetë të Bundestagut nga ky rajon dhe përfaqësues rajonal të Republikës së Hamburgut.
Takova deputetët e Bundestagut Christoph Ploß, njëkohësisht raportues për Kosovën në CDU; deputeten Franziska Hoppermann dhe deputetin Christoph de Vries; si dhe anëtarin e Parlamentit të Hamburgut deputetin David Erkalp. Në takim të ndarë takova dhe deputetët e Partisë së Gjelbër, Dr. Till Steffen dhe Jennifer Jasberg, shefe e të gjelbërve në Hamburg. Këtu u prita dhe nga Sekretarja Shtetërore e Republikës së Hamburgut, znj Almut Möller.
Komuniteti shqiptar në këtë rajon dhe këtë shtet zhvillimor vazhdon të lë gjurmë të suksesit të jashtëzakonshëm; përderisa deputetët nacional në Bundestag janë adresë e përhershme e çështjes së Kosovës. Ata i ftova për vizitë në Kosovë.


