Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se Kurti nuk ka asgjë të përbashkët me Rugovën dhe se të gjithë politikanët e krahut të kundërt, kanë përfunduar në rrugën shtetformuese të shtruar nga Rugova, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo nuk i bën ata rugovistë por kjo e tregon edhe njëherë Rugovën vizionar e të tjerët thjesht përcjellës të vegjël.
Postimi i tij i plotë:
Jo, asgjë të përbashkët me Rugovën nuk ka Kurti. Të gjithë politikanët e krahut tjetër, përkundër dëshirës së tyre, kanë përfunduar në rrugën shtetformuese të shtruar nga Rugova.
Kjo nuk i bën ata rugovist, kjo e tregon qartazi edhe një herë Rugovën vizionar dhe ata të tjerët thjeshtë përcjellës të vegjël që bëjnë shumë zhurmë e përfundojnë natyrshëm në rrugën e vetme të vërtetë. Atë që ka trasuar Rugova.


