Brazili ka arritur të kaloi në çerekfinale ‘pa problem’ duke eliminuar Korenë e Jugut në 1/16’tën e finales së Kupës së Botës.
Brazili fitoi bindshëm me rezultat 4-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Llogarinë e golave e hapi, Vinicius Jr në minutën e 7’të të takimit, para se Neymar të dyfishonte vetëm 6 minuta më pas.
Pjesa e parë ishte në dominim të plotë të kombëtares nga Amerika Latine ku arritën të shënonin edhe dy herë të tjera.
Richarlison në minutën e 29′ dhe Paqueta në 36’tën shënuan për epërsinë e thellë të Brazilit në pjesën e parë.
Paik Seung-Ho ishte realizatori i golit të nderit për jugkoreanët kur tundi rrjetën e Alisson në minutën e 76’të.
Brazili në çerekfinale do përballet me Kroacinë.
/GazetaBlic Sport/