Lojtari i Real Madridit, Vinicius, beson se ai nuk vlerësohet te Nike. Sipas O Globo, braziliani është gati të refuzojë bashkëpunimin me sponsorin, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028.
Puna është se Nike nuk e përfshiu Vinin me reklama me lojtarët e kombëtares braziliane, për Botërorin e Katarit. Në vend të yllit të Madridit, marka zgjodhi Richarlison dhe shokun e skuadrës së Vinicius, Rodrigo.
Ky qëndrim, si dhe ana financiare e çështjes, bëri që Vinicius të mendonte për përfundimin e bashkëpunimit me markën amerikane.
Mund ta shihni që në Katar, futbollisti nuk luan me taka të reja, por me modelin e vjetër Mercurial. Duket se marrëdhënia është përkeqësuar vërtet.