Kupa e Botës 2022

Trajneri i Portugalisë: Nuk më pëlqeu sjellja e Ronaldos

12/05/2022 16:10
nga:E K

Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, është zëvendësuar në secilën prej ndeshjeve të fundit të skuadrës në Kupën e Botës.

Pasi u zëvendësua në ndeshjen kundër Koresë së Jugut, Ronaldo i lejoi vetes të shprehte pakënaqësinë.

Në prag të ndeshjes së 1/8 të Kupës së Botës kundër Zvicrës, trajneri i skuadrës portugeze Fernando Santos i është përgjigjur një pyetjeje rreth sjelljes së Ronaldos.

Nuk dëgjova asgjë në fushë, por më pas pashë videon. Nuk më pëlqeu fare. Çështje të tilla zgjidhen në dhomat e zhveshjes”, tha Santos, për Relevo. /abcnews.al/