Kupa e Botës 2022

Trajneri i Serbisë flet para gazetarëve pas eliminimit | Nuk lejohen pyetjet për hetimin e FIFA’s ndaj tyre

12/05/2022 15:50
nga:Lorik J

Kombëtarja e Serbisë pas eliminimit të turpshëm është rikthyer në Beograd.

Trajneri i Serbisë, Stojkovic sot ka mbajtur konferencë për media, ku ka folur për ndeshjet që ata zhvilluan në Botëror dhe për ngjarjet që ndodhën atje, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç raporton mediumi Kurir.rs – as në këtë paraqitje mediatike të trajnerit serb, zëdhënësi nuk lejoi pytje jashtë futbollit.

Në këtë konferencë për media gazetarët nuk u lejuan të pyesin për hetimin që po bëhet ndaj kombëtares së tyre pas ngjarjeve në Kupën e Botës, ku ata shfaqën flamurin “Ska dorëzim”, si dhe bën sjellje të pahijshme dhe të pakontrollueshme në takimin Zvicër – Serbi.

/GazetaBlic Sport