Përballë konkurrencës nga Lionel Messi për çmimin e golashënuesit më të mirë të Kupës së Botës, Alvaro Morata përfundoi duke dhënë një deklaratë befasuese për Cristiano Ronaldon.
“Nuk ka fjalë për të përshkruar Messin. Ai dhe Cristiano janë thjesht të jashtëzakonshëm. Personalisht, më pëlqen edhe Neymar”, thotë sulmuesi spanjoll në një intervistë për gazetën AS.
“Të jem i sinqertë, do të isha i lumtur nëse Cristiano do të fitonte Kupën e Botës, sepse ai kishte një karrierë të jashtëzakonshme. Por sigurisht idealja do të ishte nëse ata do të na uronin neve”, vazhdoi ai.
Për momentin, është Mbappe ai që kryeson tabelën e golashënuesve me pesë gola. Morata dhe Messi kanë tre dhe Cristiano Ronaldo një. Neymar ende nuk e ka marrë shijen e golit.
Alvaro Morata dhe kombëtarja spanjolle do të vihen në provë këtë të martë, në orën 16:00, kundër Marokut, në ndeshjen e 1/16-tës së Kupës së Botës në Katar.
Fituesi i ndeshjes do të takohet në çerekfinale me Portugalinë ose Zvicrën.
/GazetaBlic Sport