Dy ditë më parë, djali i deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, festoi ditëlindjen e shtatë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Deputeti nga radhët e VV-së në llogarinë e tij në Facebook, uroi vogëlushin e tij, ndërsa pranoi shumë komente nga miqtë.
Por, një urim i ‘veçantë’ dhe zyrtar për 7-vjeçarin erdhi edhe nga Ministria së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë.
Faqja zyrtare e kësaj ministrie e cila udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, uroi Darsin e Armend Mujës për ditëlindje.
“Shumë urime”, ka shkruar personi që administron faqen zyrtare të MINT.
Por, ky nuk është rasti i parë kur faqet zyrtare të Ministrive të udhëhequra nga VV-ja keqpërdoren.
Edhe në tetor të këtij viti, një tjetër skandal ndodhi me faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, ku u publikua një fotografi e një personi duke nxjerrë gishtin e mesit.
Në faqen e saj zyrtare, ministria pati postuar disa foto nga ceremonia e nisjes së punimeve për ndërtimin e shkollës, e në mesin e tyre ishte dhe foto e të riut me këtë gjest të turpshëm./Reporteri.net/



