Lajme

Skandal: Dekani i Kolegjit AAB përdorë gjuhë të ulët e seksite ndaj Zana Avdiut

12/05/2022 13:30
nga:Gazeta Blic

Dekani i Psikologjisë në Kolegjin AAB, Naim Telaku ka eskaluar me gjuhë seksiste ndaj opinionistes Zana Avdiu, e cila e kishte quajtur veprimin e Granit Xhakës, si “akt prej një rrugaçi”.

“Nëse doni ta kuptoni Zanën, lexojeni Kompleksin e Elektras se Sigmund Freud. Zana është ilurstim perfekt i këtij komplekesi aka. Pe*** envy”, ka shkruar ai.

Pas këtij komenti, kanë ardhur reagime të shumta.

Një prej atyre që ka reaguar është edhe analisti politik, Agon Maliqi.

Ai ka kërkuar që Telaku të shkarkohet nga të gjitha pozitat që mban.

“Në çfarëdo vendi normal, ky njeri do të ishte shkaruar brenda ditës prej të gjitha këtyre funksioneve. Por ky nuk është as për së afërmi vend normal, kështu që këtë tipin me shumë gjasë e presin emërime në funksione edhe më të larta”, ka shkruar ndër të tjera Maliqi.