Olivier Giroud nuk njeh as moshë e as limite. “Bomberi” francez gjeti rrugën e rrjetës kundër Polonisë, duke shkuar në kuotën e 52 golave me fanellën e përfaqësueses franceze.
Falë këtij finalizimi, Giroud bëhet golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave në përfaqësuesen e “gjelave” duke lënë pas një legjendë si Thierry Henry:
“Është fantastike, e kisha ëndërr që fëmijë të kaloja Henry. Është një motiv krenarie shumë i madh, kjo bëhet e jashtëzakonshme kur e arrin gjatë një Botërori. Shpresoj që të realizoj sërish për të shkuar sa më larg të jetë e mundur.
Goli im na vendosi në rrugën e duhur pasi po rrezikonim disi, më pas erdhi goli i dytë dhe i tretë. Tani na duhet vazhdimësia. Rruga është e gjatë por nuk kemi pse të fshehim kënaqësinë tonë”, u shpreh Giroud pas ndeshjes.