Kupa e Botës 2022

Carragher: Vetëm Franca po luan më mirë se Anglia në Kupën e Botës

12/05/2022 10:20
nga:Lorik J

Jamie Carragher ka pranuar se Franca është kombëtarja e vetme që i ka bërë përshtypje më shumë se Anglia në Kupën e Botës 2022.

Franca dhe Anglia kaluan në çerekfinale të dielën pasi mundën respektivisht Poloninë dhe Senegalin.

Tre Luanët tani do të përballen me skuadrën e Didier Deschamps në çerekfinale të kompeticionit të shtunën.

Përpara kësaj loje masive, Carragher sugjeroi se Anglia ka bërë “jashtëzakonisht mirë” në Katar.

“Sërish shumë mbresëlënëse Anglia. Po, ne nuk kemi luajtur ende një ekip të madh, por kush tjetër po ua bën këtë të ashtuquajturave kombe më të vogla?’ tha Carragher për The Telegraph.

“Ju mund të mposhtni vetëm atë që keni përpara, por ne po e bëjmë jashtëzakonisht mirë. Ka vetëm një skuadër që kam parë që më ka bërë më shumë përshtypje se Anglia në këtë Botëror. Fatkeqësisht, kjo skuadër është Franca”.

/GazetaBlic Sport