Në analizën e fitores 3-1 ndaj Polonisë, që e çon Francën në çerekfinale të Kupës së Botës, Didier Deschamps kishte fjalë të ashpra për Jules Kounde.
Mbrojtësi i Barcelonës luajti pothuajse të gjithë pjesën e parë me një zinxhir në qafë, gjë që është e ndaluar me rregullore dhe ishte vetëm afër pjesës së parë që një nga gjyqtarët ndihmës e kuptoi situatën, duke e detyruar Kounden të largonte, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kounde nuk mund ta fillonte ndeshjen me të. Nuk e di se çfarë ka në zinxhir, e di që është pak supersticioz dhe e mban edhe në stërvitje. Nuk e di se çfarë do të thotë për të, por i thashë se ishte shumë me fat që nuk e kisha afër meje në atë moment”, tha trajneri pas triumfit ndaj polakëve.
/GazetaBlic Sport