Sot vazhdon faza e eliminimit në Kupën e Botës dhe një nga favoritët do të dalë në fushë, Brazili, që përballet me Korenë e Jugut.
Pa Gabriel Jesus dhe Alex Telles, Tite rikuperon Neymarin që do të jetë në fushë nga minuta e parë. Në mbrojtje në të majtë do të luajë një mes Danilos dhe Marquinhos.
Ekipet do të dalin në fushë në stadiumin 974 me fillim nga ora 20:00.
Para ndeshjes janë publikuar formacionet e mundshme:
BRAZIL (4-2-3-1): Alisson; Militao, Thiago Silva, Marquinhos, Danilo; Paqueta, Casemiro; Raphina, Neymar, Vinicius; Richardson.
KOREA E JUGUT (4-2-3-1): Kim-Guy Seung; Kim Moon-Hwan, Kim Min-Jae, Kim Young-Gwon, Kim Jin-Su; Jung, Hwang; H. Son, Leek., Lee, Cho S.