Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një 21-vjeçar pasi i njëjti ka poseduar armë pa leje.
Policia përmes në njoftimi ka bërë të ditur se, kjo ngjarje ka ndodhur kur Stacioni Policor Kamenicë gjatë patrullimit dje ka ndalur veturën me targa vendore drejtuar nga i dyshuari i cili kishte filluar tejkalimin në vijë të plotë.
“Pas ndaljes së veturës dhe kontrollimit të dokumentacionit tek i njëjti është gjetur një armë-revole e llojit ZORAKI-M-906-T si dhe pesë fishek të kalibrit 7.65 mm të cilën i dyshuari e kishte pasur në brezë” – është thënë në njoftim raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndërkaq, policia ka bërë të ditur se arma dhe fishekët janë konfiskuar.
Siç thuhet në njoftim, në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprën penale , “Mbajtja në pronësi ,kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” dhe rasti i kompletuar do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Gjilan.


