Humbja me Japoninë, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve i kushtoi Spanjës vendin e parë, duke gjetur kështu si kundërshtar në fazën me eleminim direkt, “fqinjin” e saj Marokun.
Në një deklaratë për mediat, mesfushori spanjoll, i cili aktivizohet tek Manchester City, Rodrigo tha se Maroku është një nga rivalët më të këqinj, që mund të kishim dhe se përballë tyre do të zhvillojnë një ndeshje të mrekullueshme.
“Maroku është një nga rivalët më të këqij që mund të na ndodhë. Nuk kemi frikë të dështojmë, jemi ambiciozë dhe duam të ecim përpara. Ne do të luajmë një lojë të mrekullueshme dhe duam që të gjithë spanjollët të kënaqen dhe të jenë në gjendje të gëzohen për fitoren tonë”,- është shprehur “tanku” i mesfushës iberike.