Lajme

Kurti në Gjakovë e prezanton buxhetin për 2023-ën

12/04/2022 15:47
nga:G B

Në kuadër te prezantimit të buxhetit për vitin 2023 nëpër komuna, kryeministri Albin Kurti me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe atë të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi po qëndrojnë sot në Gjakovë.

Para qytetarëve të mbledhur në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, shefi i qeverisë do të shpalosë investimet që janë të planifikuara për këtë qytet dhe fshatrat e saj.

Sipas ekzekutivit, shuma e ndarë nga kuleta e shtetit për komunat gjatë vitit 2023 është për 100 milionë më shumë se këtë vit.

Gjatë ditës së djeshme Kurti dhe vartësit e tij Murati e Krasniqi ishin në Pejë, ndërsa paraprakisht kanë prezantuar buxhetin edhe në Prizren, Mitrovicë, Ferizaj e Prishtinë.