Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar ditën e Forcave të Armatosura Shqiptare, raporton GazetaBlic.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Haradinaj thotë se në këtë përvjetor duhe të kujtohen me respektin më të madh, të gjithë ata që kontribuan për krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare.
“Sot, Forcat e Armatosura Shqiptare si pjesë e NATO-, kontribuojnë për paqen në misione të ndryshme në botë”, shkruan Haradinaj.


