Tifozi shqiptar, Ubejd Shiti i cili ishte i pranishëm në stadium në ndeshjen Serbi – Zvicër ka treguar për emocionet që kishte gjatë takimit.
Shqiptari u bë senzacion në mediat online, pasi fotografia e tij me flamurin e UÇK’së në stadium u bë virale dhe u shpërnda nga mijëra persona, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Ubejd Shitit, emocionet që ai kishte në momentin kur u fut në ndeshje ishin të papërshkrueshme.
“Ndeshja ishte full emocione, flamurin e kam qe 7 muaj këtu prej kur jam ardhë në Katar. Para se me ardhë këtu e kam planifiku ta fus flamurin në stadium. Kur serbët shënuan, tifozët e tyre u kthyen nga unë duke festuar dhe duke më ofenduar. Kur Zvicra shënoi për 3-2 ishte e jashtëzakonshme, dola nga kontrolli”, tha Shiti për Kanal10.
/GazetaBlic Sport