Lajme

Deputetja e PDK-së i reagon Mimoza Kusarit: Shpirtëngushtë, me “këta të tjerët” ke punuar e je rrit me ta

12/03/2022 22:20
nga:Y I

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha i ka reaguar shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, e cila sot njoftoi se ka vizituar Rexhep Selimin në Hagë, ndërsa ish-krerët e tjerë të UÇK-së, nuk i përmendi me emra, por iu referua me ‘të tjerët’.

Hoxha përmes një shkrimi në Facebook e quajti shpirtngushtë Mimoza Kusari Lila, e cila thotë se nuk pati guxim t’i përmend ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin.

“Mimoza Kusari” dhe të tjerët e UÇK – së…Ehhhhh…. Duhet shumë shpirtëngushtë me qenë e mos me mujt apo mos me guxu me i përmend ” këta të tjerët” si i quan sot Mimozë” e që dikur edhe ke punu e je rritë me ta…Çka me të thané tjetër ty …Kurgjo, ama bash kurgjo.As ty e as të tjerëve që mbani llogon e njejtë e cila ju tjetërson përditë” shkruan Hoxha në facebook raporton Gazeta Blic.

Mimoza Kusari viziton Rexhep Selimin në Hagë, por a e takoi Thaçin, Veselin dhe Krasniqin?