Lajme

Abdixhiku në Hamburg, mysafir në shtëpinë Emisarit gjerman për Ballkanin

12/03/2022 22:14
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është pritur si musafir në shtëpinë e të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin në Hamburg.

Abdixhiku, përmes një shkrimi në Facebook thotë se e ka falënderuar Sarrazin për përkrahjen gjermande ndaj Republikës së Kosovës.

“Në Hamburg, në shtëpinë e Manuel Sarrazin, të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. E falenderova për gjithë përkrahjen gjermane ndaj Republikës së Kosovës”.