Lajme

Paralajmëron Haxhiu: Rasti i vrasjes së 35 vjeçares, nuk do të shkojë pa dorëheqje dhe shkarkime!

12/03/2022 21:33
nga:Y I

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar dorëheqje dhe shkarkime pas vrasjes së 35 vjeçares shtatzënë në QKUK raporton Gazeta Blic.

Haxhiu në Blic Interviews me Astrit Gashin foli edhe në lidhje me dorëheqjen e saj nga posti i ministres së Drejtësisë.

“Nëse vrasja e grave dhe vajzave ndalet me dorëheqjen time, unë që tani jap dorëheqjen. Ky rast nuk do të shkojë pa dorëheqe dhe pa shkarkime. Qoftë në repartin e Gjinekologjisë, qoftë në Polici. Nëse një zyrtar e ka për obligim të ofrojë mbështetje për viktimën, nuk duhet të amnistohet askush. Ministrat mund të japin dorëheqje nëse nuk e kanë adresu një veprim që është dashur të adresohet. Unë dhe ministri Sveçla kurdo që e vlerësojmë se diçka ka ndodh si pasojë e mosveprimit ose e veprimit të gabuar sigurisht që do të japim dorëheqjen.Mirëpo edhe zyrtarët publikë që paguhen me taksat e qytetarëve të Kosovës duhet ta kryejnë punën e tyre” tha Haxhiu raporton Gazeta Blic.