Lajme

Albulena Haxhiu flet ekskluzivisht për “Blic Interview”, pas dy vrasjeve makabre të dy grave, që ndodhën brenda një jave

12/03/2022 17:11
nga:Gazeta Blic

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është e ftuara e radhës në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin.

Ajo flet ekskluzivisht pas dy vrasjeve makabre që ndodhën në vend, dhe atë brenda pesë ditësh u vranë Hamide Magashi nga ish- burri i saj, dhe Sadije Godeni nga bashkëshorti i saj.

E para e drejtësisë në vend, në këtë intervistë e cila transmetohet sonte nga ora 21:00 në RTV Dukagjini dhe Live në Facebookun e Gazeta Blic, ka akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë.

Haxhiu akuzon sistemin e drejtësisë se po e bojkoton shtetin.

Madje, ajo thotë se për shkak të këtij sistemi të drejtësisë, shumë dhunues, po shndërrohen në vrasës, siç ndodhi me Sokol Halilin, i cili e vrau ish- bashkëshorten Hamide Magashin para Gjinekologjisë, një ditë para se ajo të bëhej nënë.

Haxhiu paralajmëron gjetjen e përgjegjësit institucional, si pasojë e të cilit erdhi deri tek vrasja makabre e së mërkurës.

Haxhiu në “Blic Interview”, flet edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, si dhe për shumë tema tjera.

Ju ftojmë ta ndiqni sonte nga ora 21:00 në RTV Dukagjini dhe live në faqen e Facebookut të Gazeta Blic.