Kupa e Botës 2022

Hazard planifikon pensionimin nga Belgjika

12/03/2022 17:32
nga:E K

Pas një aventure zhgënjyese në Kupën e Botës “Katar 2022”, shumica e “brezit të artë” të Belgjikës do të shqyrtojnë vendet e tyre në ekip gjatë javëve të ardhshme.

Eden Hazard supozohet se është njëri prej atyre që po planifikon pensionimin nga kombëtarja.

Anëtari i Real Madridit ka 126 paraqitje në total me “Djajtë e Kuq”, teksa numëron 33 gola.

Përfundimi i Belgjikës në vendin e tretë në Kupën e Botës 2018 është suksesi më i madh i arritur nga Hazard me vendin e tij.

Sipas “Sport”, 31-vjeçari ndjen se largimi i tij nga Belgjika mund t’i ndihmojë atij për të kthyer formën me Real Madridin, si dhe besimin e krerëve të klubit spanjoll.

Edhe tensionet brenda kombëtares belge mund ta shtyn Hazardin gjithashtu të marrë vendimin për t’u pensionuar.