Lajme

Vrau të dashurën 19 vjeçare, i riu shqiptar e qëlloi në kokë dhe armën e fshehu në frigorifer

12/03/2022 16:08
nga:Y I

Informacione të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e barmenes 19 vjeçare shqiptare nga i dashuri i saj në Pire.

Mediat greke raportojnë se në orët e para të mëngjesit çifti nga Shqipëria ishin duke u kthyer nga puna, por rrugës kanë nisur sërish përleshjet.

I riu, nën ndikimin e kokainës, ka nxjerrë armën dhe teksa 19-vjeçarja ishte në divan, e ka qëlluar një herë në kokë. Më pas, e ka fshehur armën në frigorifer dhe ka shkuar në komisariat.

“Është koha të dorëzohem sepse kam vrarë partneren në banesë.”, ka thënë ai në polici.

Sipas informacioneve, 24-vjeçari ishte i fiksuar dhe çmendurisht xheloz për partneren e tij.

Vrasësi punonte në një lokal në Troumba dhe 19-vjeçarja punonte në një lokal nate në Kallithea. /abcnews.al