Kupa e Botës 2022

E dhimbshme: Ky është futbollisti kosovar, Erion Kajtazi që humbi jetë në ndeshjen, Trepça ’89 – A&N

12/03/2022 16:07
nga:E K

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinionin se sot pas një sulmi kardiak ka ndërruar jetë futbollisti i FC Trepça ’89 dhe njëherësh anëtari i ekipeve kombëtare të Kosovës, Erion Kajtazi.

Talenti i madh i futbollit kosovar ka qenë duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve, kur në një moment ka rënë pa vetëdije në fushë. Stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë dhe më pas me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.

Megjithatë, përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve, Erioni nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak.

Tragjedi në futbollin kosovar, një futbollist ka vdekur në miqësoren mes Trepçës ’89 dhe A&N