Një 25-vjeçar shqiptar është vënën në pranga në Itali pasi ka shkaktuar një aksident ku janë përfshirë 5 automjete gjatë kohës që ai përpiqej ti shpëtonte policisë.
Gjithçka nisi taksa i riu shqiptar bashkë me bashkëpunëtor të tij tentuan të vidhnin një kasaforte në një shtëpi.
Ata janë ndjekur nja policia dhe më pas kanë përfunduar duke shkaktuar një aksident ku janë përfshirë 5 automjete por fatmirësisht pa të lënduar, raportojnë mediat italiane.
Shqiptari, i pastrehë, nuk kishte dokumente dhe u identifikua falë gjurmëve të gishtërinjve ndërsa 4 bashkëpunëtorët e tij janë larguan pas aksidentit dhe tashmë janë shpallur në kërkim.
Në makinën e hajdutëve janë gjetur një pjesë të mallit të vjedhur, mjete për vjedhje dhe disa sende personale, nga të cilat autoritetet shpresojnë se mund të marrin ADN-në e personave që kanë qenë në makinë.


