“Ne u stërvitëm me penalltitë, jemi të përgatitur”-kështu u përgjigj Gareth Southgate në konferencën për mediet në prag të sfidës së 1/8-ave ndaj Senegalit, pyetje kjo ngritur nga finalja e Europianit të cilën Anglia e humbi ndaj Italisë 11 korrik 2021, pikërisht te penalltitë.
Më tej trajneri shtoi se kanë kohë që stërviten sa i përket penalltive, ndërsa shtoi që kjo temë të mos bëhet dramatike.
“Ne kemi qenë duke u stërvitur me penalltitë prej një kohe të gjatë. Është e drejtë të gjejmë një ekuilibër, nuk duhet ta bëjmë një situatë më dramatike sesa duhet, por në të njëjtën kohë duhet të jemi të sigurt që jemi të përgatitur.”-u shpreh Southgate.