“Krenar që jam uruguaian edhe nëse nuk na respektojnë. Faleminderit të gjithë uruguaianëve për mbështetjen e tyre“-kështu e ka nisur reagimin në rrjetet sociale Luis Suarez, pas eliminimit nga Kupa e Botës Katar 2022.
Sulmuesi shprehu zhgënjimin e tij. Ndërsa theksoi se i dhemb që diçka e tillë ndodhi.
“Dhemb shumë t’i thuash lamtumirë një Botërori si ky. Por ne kemi qetësinë shpirtërore që kemi dhënë më të mirën për vendin tonë”-tha ai.