Lajme

Berisha i PDK-së: “Kryeministri të na thotë se çfarë marrëveshje të dëmshme/tradhtie paske bërë?!”

12/03/2022 11:54
nga:Astrit Gashi

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar pas deklaratave të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill rreth formimit të Asociacionit, duke theksuar se duhet kryeministri Albin Kurti “duhet të zhvishet nga mashtrimi e gënjeshtra dhe të thotë se çfarë marrëveshje të dëmshme/tradhtie paske bërë?!”.

“Kryeministër në detyrë, pas kësaj dekleratë të Escobar dhe Hill, duhet të zhvisheni nga mashtrimi e gënjeshtra e ta thoni se çfarë marrëveshje të dëmshme/tradhtie paske bërë?!”, ka shkruar Berisha.

Ai më tutje ka shkruar se “Kryeministri duhet të tregojë se dhe si e ka ‘pirë një lugë qorbe të prishur’ e tani po shkatërron për dy vite, çdo arritje politike në bërjen e shtetit?!”.

Reagimi i plotë i Hisenit

Kryeministër në detyrë, pas kësaj dekleratë të Escobar dhe Hill, duhet të zhvisheni nga mashtrimi e gënjeshtra e ta thoni se çfarë marrëveshje të dëmshme/tradhtie paske bërë?!

Sepse, si shtet i pavarur e demokratik, bazuar në “Deklaratën e Pavarësisë” dhe Kushtetutën e vendit, për 70 mij serbët kosovar, duhet të ofrojmë të njëjtat standarde jete dhe mbrojtjëje, si për të gjithë qytetarët e komuniteteve tjera që Kosovën e pranojnë, e ndjejnë shtetin e tyre.

Kurse të drejtën që të marrin pjesë në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike të Serbisë, mundën ta bëjnë por, duke jetuar në Serbi. Kjo do të thotë se e kanë të drejtë të jetojnë në traditën e tyre kombëtare e religjioze, ti promovojnë ato vlera por brenda kornizave ligjore dhe Kushtetutës së shtetit demokratik të Kosovës ku edhe mbrohen.

Kosova tashmë, është e pranuar dhe e konfirmuar nga GJND, si shtet demokratik, ndaj institucionet demokratike si Parlamenti e Gjykata kushtetuese do t’iu stopojnë!

A nuk u akomoduan mjaftueshëm të drejtat kolektive me “Pakon e Ahtisarit”, Kushtetutën e Kosovës, me vende të rezervuara, me privilegje të ndryshme unike, ndër më të avansuarat në sistemet shtetërore në Botë?

Kështu që, trego Kryrministër, ku, kur dhe si e ke “pirë një lugë qorbe të prishur” e tani po shkatërron për dy vite, çdo arritje politike në bërjen e shtetit?!