Sporti

Besarta Jashari poston fotografinë e Xhakës me fanellën “Jashari”

12/03/2022 10:44
nga:Mergim Rreci

Vajza e heroit Hamez Jasharit, Besarta Jashari ka postuar një foto pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, me rezultat 3-2.

Besarta ka publikuar një foto në rrjetet sociale, pikërisht foton e Granit Xhakës, i cili festoi me fanellën e Ardon Jasharit.

Xhaka, pasi nuk iu lejua të festonte me shqiponjë, duket se e gjeti këtë mënyrë që ta bënte.