Lojtari më i vjetër në historinë e Brazilit në Kupën e Botës, Dani Alves, 39-vjeç, ende bën bujë edhe sot, pasi ishte ndër më të mirët në fushë, i cili megjithatë humbi 1-0 ndaj Kamerunit.
Një disfatë që ndryshon pak, duke qenë se vendi i parë në grup u fitua gjithsesi, por për veteranin e Tites është ende një goditje e vështirë për t’u marrë.
“Shpresoj të na shërbejë si mësim, që të na vendosë në gatishmëri, sepse në futbollin e sotëm nuk ka më kundërshtarë të dobët dhe në çdo ndeshje këdo që keni përballë gjen stimuj. Nuk duhet të humbi kurrë, përqendrimi, sepse ndonjëherë mjafton një episod për të vendosur një ndeshje, një detaj si ajo që ndodhi sot. Është për të ardhur keq sepse sot për ne që nuk luajmë gjithmonë mund të ishte një ditë e mirë, dhe përkundrazi ne kemi ende një shije të keqe në gojë. Krijuam shumë, por rezultati dëshmoi tjetër gjë.”-tha ai.