Kupa e Botës 2022

Kupa e Botës hyn në fazën e “nxehtë”, sot do mësohet çifti i parë çerek-finalist

12/03/2022 09:40
nga:Mergim Rreci

Ditën e sotme do të startojë faza më e nxehtë e Kupës së Botës, “Katar 2022”, ajo me eleminim direkt. Tanimë ekipeve do t’i duhen të bëjnë mirë llogaritë pasi një taktikë apo zëvendësim i gabuar mund t’i dërgojë ata jashtë kompeticionit.

Siparin e këtyre sfidave do ta nisë fituesja e grupit A, Holanda e cila do të përballet ditën e sotme, me SHBA-të, ekip i cili mes shumë sakrificash arriti të siguronte një biletë të “artë”, për në fazën tjetër.

Në mbrëmje gjithë globë do të mbajë sytë nga ekrani, pasi në fushë do të “zbresë” Lionel Messi dhe Argjentina e tij, ku përballë tyre do të jetë njëra nga surprizat e këtij Botërori, Australia, e cila arriti të zërë vendin e dytë, në një grup ku përballë kishte ekipe si Franca, Danimarka dhe Tunizia.

Fituesit e këtyre dy sfidave do të përcaktojnë dhe çiftin e parë çerek-finalist të “Katar 2022”.

Ndërkaq, në sfidat e tjera Anglia do të përballet me Senegalin, Franca me Poloninë, Maroku me Spanjën, Portugalia me Zvicrën, Japonia me Kroacinë dhe Brazili me Korenë e Jugut. /i.m /abcnews.al