Sulmuesi i Francës dhe i Atletico Madrid, Antoin Griezmann, gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes me Poloninë, u pyet dhe për golin e anuluar në përballjen me Tunizinë, ku tha se nëse Franca do të ishte në vështirësi për pikë, gjërat mund të kishin shkuar ndryshe.
“Unë mendoj se kam qenë tashmë një nga të parët që më është anuluar një gol nga VAR, ishte kundër Spanjës. Është diçka e keqe, nuk lejohet të festosh ashtu siç do. Po, jam i zhgënjyer, por fatkeqësisht kështu shkoi. Ndoshta sepse ne ishim tashmë të kualifikuar, mendoj se nëse do të luanim akoma diçka me të, atëherë gjërat do të kishin qenë ndryshe”,- shtoi Griezmann.